Arrestohet 25-vjeçari në kufirin me
Malin e Zi, do trafikonte 2 kg kanabis

Policia kufitare e qytetit të Shkodrës ka goditur një rast trafikimi të lëndës narkotike.

siç njoftohet nga Policia e qytetit veriperëndimor janë sekuestruar 2 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”.

Nga njoftimit lexohet se, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare & Migracionit Hani i Hotit, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gëzim Zefi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër.

Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në fshatin Hot, rreth 1.5 km nga vija kufitare Malazeze, kanë kapur në flagrancë shtetasin Gëzim Zefi në tentativë për të trafikuar në drejtim të Malit të Zi një sasi lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva, brenda një çante sportive, ku pas verifikimeve rezultoi me peshë 2 Kg e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)