Arrestohet 25-vjeçari me 125 kg
eksploziv në Francë, do sulmonte 

Arrestohet 25-vjeçari me 125 kg<br />eksploziv në Francë, do sulmonte 
Një shtetas francez është arrestuar me 125 kg eksploziv në Ukrainë pasi dyshohet se po planifikonte një seri atentatesh në Francë gjatë kohës që do të zhvillohet Kampionti Europian i futbollit Euro 2016.

Lajmi konfirmohet nga shërbimet sekrete ukrainase, të cilat thone se 25 vjeçari Gregoir M. u ndalua në 21 maj në Kiev ku iu gjetën 5 kallashnikovë, 5000 fishekë,100 detonatorë, dy granada raketëhedhëse.

Shefi i sigurisë së Kievit Vasilt Gritsak shpjegoi se i dyshuari u arrestua në kufirin Ukrainë-Poloni ndersa po tranportonte armë dhe eksplozivë për të përgatitur 15 sulme terroriste. Ai madje dyshohet të ketë pasur kontakte edhe me grupe të armatosura ilegale në Ukrainë, me synimin për të blerë armë dhe eksploziv prej tyre.

sulm

sulm

sulm
sulm

Sipas autoriteve vendet e kultit dhe qendrat publike në Francë ishin objektivi i sulmeve. Kampionati Europiani i këtij viti  që pritet të nisë në 10 qershor po zhvillohet nën një atmosferë të gjendjes së lartë të gatishmërisë, pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris dhe Bruksel në nëntor të vitit të kaluar dhe këtë fillimvit. Ndërkohë që si presidenti Hollande dhe Kryeministri Valls jane shprehur se turneu do të jetë i sigurt dhe do të ofrojë spektakël.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit