Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu me inicialet M.H., gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e  lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magazinier, kanë gjetur  dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.