Ditën e sotme, policia ka vënë në pranga shtetasin A.G, 27-vjeç, banues ne Granicë, Gjirokastër.
Shkak i arrestimit të tij është bërë i qarkullimi më armë të ftohta, pa leje.
Në kuadër të kontrolleve “Blic” efektivët, pas kontrollit të imtësishëm fizik të të riut, dhe në makinën që drejtonte, i janë gjetur armë të ftohta, të cilat i janë sekuestruar menjëherë.
Shtetasi në fjalë u arrestua përkatësisht për veprën penale: "Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".