Arrestohet 27-vjeçarja në Krujë, përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase tjetër

Arrestohet 27-vjeçarja në Krujë, përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase tjetër

Foto ilustruese

Një 27-vjeçare është arrestuar nga Policia e Krujës pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një tjetër shtetase. E reja që u vu në pranga është identifikuar si Z.S., banuese në Shkretë, Krujë.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- A. H., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”;

- J. S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

- S. Ll., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale