Arrestohet 28-vjeçarja laçjane, shpërndante kokainë për klientë në Tirana! Pranga dhe 5 djemve

Arrestohet 28-vjeçarja laçjane, shpërndante kokainë për klientë në Tirana! Pranga dhe 5 djemve

Pesë persona u arrestuan nga Policia e Tiranës për shpërndarje të drogërave të forta në kryeqytet në sajë klientele. Sipas policisë një grup të rinj, mes të cilëve edhe një vajzë 28-vjeçare nga Laçi, sillnin kokainë nga Laçi dhe e shisnin në Tiranë.

Në finalizim të operacionit të koduar "Stafeta", dyshohet se GJ.D 36 vjeç nga Laçi në bashkëpunim me 4 të arrestuarit e tjerë tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele kokainë të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit.

Ata janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin automjet një qese me 249.2 kokainë.

Të arrestuarit

- Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;

- M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;

- A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

- A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

- E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

Po gjatë ditës së djeshme, forcat Shqiponja në një tjetër aksion, arrestuan 22-vjeçarin me inicialet Xh. N, banues në Laç

Në rrugën për në “Rinas” ai u ndalua për kontroll automjeti ku ju gjet në kroskot 37.7 kanabis

Pasagjeri D. N., 27 vjeç u u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion