Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lushnje, pasi akuzohet për vjedhje. Bëhet me dije se është arrestuar Fation Blliku, i cili akuzohet se i ka marrë çantën me para një personi me inicialet Ç.s dhe më pas është larguar me vrap.
"Në Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Kongresi", një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç. S. dhe ishte larguar, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe si rezultat i vlerësimit maksimal dhe angazhimit profesional u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur, duke vënë para përgjegjësisë penale autorin e dyshuar. Shtetasi F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", së bashku me shumën e parave të vjedhura", njofton Policia.
Po dhe ky hajduti nga garujas osht nga fshati qe ndodhi vrasje sot.
Përgjigju