TIRANE-Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit ndërsa është kapur më lëndë eksplozive në automjet.
Efektivët e komisariatit numër 6 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ardi Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryqëzim me rrugën “Konferenca e Pezës”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kallëpe të dyshuar lëndë eksplozive e llojit Tritol.
Policia po punon për dokumentimin e kësaj ngjarje, për zbardhjen e qëllimit të mbajties së lëndës eksplozive si dhe të destinacionit final.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com