Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë Diko Hazizaj 32 vjeç, banues në Fier, pasi në fshatin Peshtan, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me automjetin tip “Land Rover” me drejtues S.B 28 vjeç, banues në Fier.
Në momentin e përplasjes shtetasi Diko Hazizaj ka qenë në gjendje të dehur dhe ka pasur në automjet edhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës shëndetësore pranë Spitalit Rajonal Fier është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
Komento