8 persona janë arrestuar pas një operacioni anti-drogë në Angli, mes tyre edhe një shef kuzhine shqiptar, të dyshuar se importonin sasi të mëdha kokaine.
Siç bëjnë me dije mediet britanike, në pranga është vënë Ermal Shtrezi, 41-vjeç banues Lyndhurst Road, N22, dhe akuzohet për përfshirje në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi. Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër ishte nga Maqellara e Dibrës.
Ndër personat e tjerë të arrestuar janë: Daniel Oliver, 50 vjeç, Alexis Miranda, 62 vjeç, Terry Allen, 72 vjeç, Nigel Rodgers, 60 vjeç, William Adams, 74 vjeç, Frank Asante, 46 vjeç, Gary Hunt, 68 vjeç, nga Hallsfield Road.
Ata u ndaluan të gjithë për t'u paraqitur në Gjykatën e Kingston Crown më 24 nëntor. Policia thotë se hetimet janë duke vazhduar.