Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë një 40-vjeçar, i cili nën kërcënimin e armës detyronte punonjësit e një pike bastesh t’i jepnin para për të luajtur pa paguar.

Policia e Vlorës bën me dije se 49 vjcari Aranit Serjani, kishte hyrë i armatosur në një lokal bastesh sportive në zonën e skelës në Vlorë, mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23.51.

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë TT mod 54 me një krehër dhe fishekë.

Aranit Serjani është nën akuzë për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.