Arrestohet 42-vjeçari shqiptar me rreth 4 kile kokainë në shtetin fqinj të Italisë. Dhe pse I njohur si një furnizues I kafesë por mesa duket më shumë si korrier ka shfrytëzuar punën e tij si transportues kokaine. Kanë qenë forcat e policisë së Firenzes që kanë dyshuar dhe më pas, kanë bërë arrestimin e 42-vjeçarit Erando Mara.
Policët kishin ndaluar automjetin me të cilin ai udhëtonte, ku sipas njoftimit të autoriteteve 42-vjeçari shqiptar deklaronte se kishte dalë për punë por nga e policisë është parë që ai ishte nervoz dhe ka nisur një kontroll më i imtësishëm I automjetit. Forcat e policisë kanë nisur kontrollin duke përdorur dhe qentë të cilët kanë sinjalizuar që në makinë mund të kishte diçka të dyshuar.
Poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit janë gjetur 3 pako me kokainë, një peshë në total prej 3.5 kile. Policët duke parë dhe insistimin e qenit antidrogë kanë vijuar kërkimet në mjet duke gjetur dhe 1 kile tjetër kokainë, të fshehur në një pjesë tjetër të automjetit. Në shtëpinë e 42-vjeçarit në Faenza forcat e policisë kanë gjetur dhe 37.000 euro plus 1300 euro
Jo baret dhe restorantet!por urgjentisht te mbylin fasonerite! Eshte marre mase te mos kete grumbuime njerzish,si i behet qe ne fasoneri punojne qindra vete ne nje ambjent 3qind apo 5qind meter katrore!? Ose ti hapin cdo gje e te hekin cdo mase te marre......
Përgjigju