Arrestohet 45-vjeçari në Vlorë, vidhte pajisje dhe kabllo elektrikë (Emri)

Arrestohet  45-vjeçari në Vlorë, vidhte pajisje dhe kabllo elektrikë (Emri)

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi akuzohet si autor i disa grabitjeve në këtë qytet.

Altin Beluli, 45 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të pallatit, si edhe kabllo elektrikë në qytet.

Njoftimi i plotë:
 

Finalizohet operacioni i koduar "Salvavita"

Kapet autori i vjedhjeve të pajisjeve elektrike në qytet.

Arrestohet shtetasi Altin Beluli, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Forcat e Komisariatit të Vlorës pranë DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin "Salvavita" i cili ka vënë përpara përgjegjësisë penale shtetasin Altin Belulin. Më datë 19.10.2018, në një pallat në ndërtim në lagjen "1 Maji" Vlorë, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur pajisje elektrike në kutitë shpërndarëse të pallatit.

Në kuadër të këtij operacioni, nga hetimet e kryera janë zbuluar dhe dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera në ngarkim të këtij shtetasi, konkretisht:

Më datë 21.05.2018, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, në unazën e qytetit, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur rreth 120 m kabllo elektrike të dritave të kësaj rruge.

Më datë 08.06.2018, në fshatin Nartë, Vlorë, në një magazinë jo funksionale në pronësi të shtetasit L.S, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa m kabllo elektrike.

Materialet iu referuan Prokurosirë për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!

Festivali i Video Arkivës Shqiptare te ‘Maks Velo’ në Laprakë! ‘Mishi i egër’ i Stefanovskit në Teatrin Kombëtar! ‘Si dikur’, në Opera Baboçi, Gjyzeli e Cane!