Arrestohet 46-vjeçari në Elbasan, ishte në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

Arrestohet 46-vjeçari në Elbasan, ishte në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

Foto ilustruese

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Neritan Bora, banues në fshatin Mashan, Gramsh, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

Bora, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

‘Shpërthen’ Armaldo, ua thotë në sy banorëve të “BBV”: Gruaja i ka mbajtur shënim kush më ka...

‘Shpërthen’ Armaldo, ua thotë në sy banorëve të “BBV”: Gruaja i ka mbajtur shënim kush më ka...