DURRËS- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është denoncuar nga e bija e tij 15-vjeçe për abuzim seksual. Mësohet se vajza tregoi historinë tek psikologia e shkollës dhe më pas është bërë denoncimin në polici.
Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçarja ka kallëzuar në polici se i ati kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” informoi sot policia.
Familja jeton në Golem në një banesë me qira dhe rezulton se kemi të bëjmë me një familje me standard të ulët ekonomik. Çifti kishte 4 fëmijë dhe babai punonte në një distributor karburanti.
Vajza fillimisht i ka treguar mësueses dhe më treguar psikologes se ngjarja ka ndodhur para 1 viti. Sipas kallëzimit të saj abuzimi seksual ka nisur në moshën 11 vjeçare.
Vetë 48 vjeçari e ka mohuar ndërsa procedura do të vijojë më vizitën e vajzës në Tiranë pranë komisionit mjeksor të posaçëm për të verifikuar akuzën e 15 vjeçares. 48 vjeçari i identifikuar me inicialet B. R është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
Duhet re vertetohet mir mos merrni ne qaf njerz me arrestime direkt . Varet nga mund te jet shty per te ber ket denoncim
Përgjigju