Arrestohet 50-vjeçari në Librazhd, u kap me 7.3 kg kanabis në banesë! Kishte kultivuar edhe 75 fidanë në tokë e vazo plastike

Një 50-vjeçar i identifikuar si Thoma Karamuça është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Nga operacioni i koduar "Target" u sekuestruan rreth 7.3 kg lëndë narkotike kanabis, bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në afërsi të banesës së Thoma Karamuçës, në fshatin Babje, Librazhd gjetën 61 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 14 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në vazo plastike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Gjithashtu, në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 7.3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren