Policia e Vlorës pasditen e sotme ka arrestuar 64-vjeçarin Qani Gabaj, pasi djali i tij, L. Gabaj, 36 vjeç, e ka denoncuar me pretendimin se është kanosur me armë zjarri nga babai.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mesaplik, ndërkohë policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur në oborrin e banesës së 64-vjeçarit një gëzhojë arme zjarri model 56.

Selenicë,Vlorë
Kanos të birin me armë zjarri, arrestohet menjëherë nga Policia!

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Qani Gabaj, 64 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë.

Shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.G., 36 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Er.K/Shqiptarja.com