'Bie në rrjetë peshku i madh'... pas 2 muajsh në kërkim arrestohet në Romë Adriatik Llalla, kërkon azil politik në Itali! Burime:Komunikoi vetë me policinë italiane

TIRANË- "Peshku i madh" duke se ka rënë në rrjetë. Pas më shumë se 2 muajsh në kërkim, i janë vërë prangat ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai është arrestuar në Romë, ku dhe ka qëndruar përgjatë këtyre javëve.

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive" i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga.

Ish kryeprokurori iku nga Shqipëria një javë përpara se gjykata e Apelit të jepte vendimin ndaj tij dhe për herë të fundit ai u fotografua në stacionin e trenit në Romë.

Për të konfirmuar arrestin e Llallës në SPAK këtë të hënë ishte edhe Drejtori i përgjithshëm Gledis Nano. Ndërkohë burime pranë Llallës mohojnë arrestimin duke deklaruar se ai ka njoftuar policinë italiane dhe është në pritje të përgjigjes për kërkesën që ai ka bërë për azil politik.

Kush është Adriatik Llalla?
Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës  u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi  më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive", për të cilën do të vuaj dy vite burg.

1639398266_Screenshot1.jpg

Makina e Drejtorit të policisë Gledis Nano në ambjentet e SPAK

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vesi: 14/12/2021 03:49

    Ja dhe karakteri i shvejgut me ne fund u kap. Se e tha dhe vete shoqja Kim qe me Llalen e denuar drejtesia u be! Nuk ka rendesi si e qysh por mjafton dy gisht leter dhe nje foto dhe hec bab per qaf krrab. Tani po perpiqen tja rrasin Sales. Po nuk ua mban. U be Shqiperia me keq se para 1912es. Tashme nen udheheqjen amerikane, partia jone heroike e kapi tashme renegatin Aleks Xinxa aka Tik Llalla.

    Përgjigju
  • Iris: 14/12/2021 00:44

    Po nuk ka turp,kerkon azil dhe per me teper politik per dy vjet qe s'ka per t'i bere te plote?!

    Përgjigju
    • Kavajsi: 14/12/2021 09:27

      Vallahi o Tosi enderr e kam edhe une te kaloj nje nate me Saj Qorrin por nuk di a do me plotesohet deshira.

    • Tosi: 14/12/2021 03:51

      Ashtu eshte. Por ndoshta pret qe sa te denojet dhe Saj Qorr Tahiri dhe pastaj te vije me deshire dhe jene shoke burgu. Si thua ti?

  • Beni: 13/12/2021 23:34

    Prape me Llallen e shkrete. Ndersa Tahiri ben kerdine me drejtesine.

    Përgjigju
  • AltinTop: 13/12/2021 19:48

    Llalla ka rene dakord me drejtesine, do beje 1 muaj burg dhe me gisht ne goje ato qe e quajne Peshku I Modh…

    Përgjigju
  • Alb: 13/12/2021 19:25

    Si puna keti shqipnija ka me shumice per ta jena ku jena sote.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 13/12/2021 16:46

    Thirrje drejtesise italiane:jepini azil politik korrupsionit dhe njerezve te denuar nga nje gjukate

    Përgjigju
  • Une: 13/12/2021 16:34

    Cfare ti besh ndonje te ndershmi qe bie gabimisht brenda po per kete nuk ka problem se shumicen i ka shoke aty dhe ma merr mendja qe mire do ja kaloje

    Përgjigju
  • Kos me uje: 13/12/2021 16:32

    Llalla ka bere marrveshje dhe vjen ktu sben asnje dite burg Del me sherbim prove dhe vazhdon jeten normalisht, Pse te rri ne kerkim kot .. Vjen ktu shijon ato miliardat qe ka investu jashte e brenda Shtetit dhe ne perfundim jetuan te lumtur. Ku qendron problemi ktu ?! Dhe azilin e perfiton se ka bere 100 dosje sipas qefit I ka rregullu punet e veta se ka pase keshilltar te zote. E zgjedh vete si e ben, por burg sben gjithsesi.

    Përgjigju
  • Shkodran: 13/12/2021 14:53

    Nëse konfirmohet se ka hyrë në bisedime nuk ekstradohet!! Këtu do jemi....

    Përgjigju
  • cika: 13/12/2021 13:29

    Do vazhdoje efekti domino. Nje e nga nje do te bien te gjitha. Me dimrin bien te gjitha gjethet e kalbura. Ishallah behet. Cika

    Përgjigju
  • Llalla: 13/12/2021 13:19

    Ne fund te fundit burgu per burrat eshte hahaha..

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/12/2021 13:11

    Tani Radhen e ka Mehdiu,Zeni e Saliu

    Përgjigju
  • LORA: 13/12/2021 13:01

    Vone,,,,por lajm i mire ,arrestimi i ujit me kos. Po cmontimi total i llallerise kur do perfundoje?

    Përgjigju
    • UNOPS: 13/12/2021 17:21

      @Liku, edhe sikur te perkthehen vetem 5 ceshtje me short, plus denoncimet qe jane poashtu te shumta sepse te atilla kane qene shkeljet, perseri totali arrin ne mijra ceshtje qe duhen perkthyer. Dhe mos harro se duhen perkthyes me kualifikimet e duhura. Ndaj nuk besoj se kjo pjese e vettingut kryhet shume shpejt. Plus edhe hetimet mbi figuren qe duan kohen e vete nga SHISH. Ndersa hetimi i pasurise eshte relativisht i thjesht krahasuar me dy proceset e tjera.

    • Liku: 13/12/2021 15:30

      @UNOPS. E ke gabim. Vetingu analizon pasurine, profesionalin (5 ceshtje me.short plus denoncime), edhe figuren (bazuar ne info te SHISH). Kush ka probleme, largohet. Perkthimi ne Veting nuk e pengon ritmin e vetingut, se ka plot perkthyes ONM. Ta dish qe hetimi do kohen e vet, qe te kete standardet e duhura.

    • UNOPS: 13/12/2021 13:21

      Perkthimi ne anglisht, ne nivel profesional, te mijera ceshtjeve gjyqesore qe u duhen nderkombetareve te vettingut per te gjykuar standartet profesionale te prokuroreve dhe gjykatesve kerkon vite te tera. Po te ishte bere vetem ne baze te pasurise dhe te lidhjeve te dyshuara me krimin atehere vettingu mund te perfundonte qysh vitin e pare. Por pa gjykuar ceshtjet e trajtuara, dhe pa i bere ne anglisht, vettingu nuk do kishte fare besueshmeri. Kostoja e besueshmerise eshte fatkeqesisht zgjatja kohore per arsye te perkthimit.

  • Shqiperia ne rrugen e duhur: 13/12/2021 12:55

    Lajm i shkelqyer. Sulmi i reformes ne drejtesi ndaj korrupsionit shteteror filloi ne menyre perfekte. I pari qe duhej goditur ishte pikerisht ish-prokurori i pergjithshem per t’u treguar vete pjestareve te sistemit te drejtesise se cfare ndodh kur nuk kryen detyren. Se shpejti do kete goditje te ngjashme edhe ndaj prokurore dhe gjykatesve qe kane qene si Llalla. Pastaj u vjen radha politikaneve te korruptuar. Reforma po ecen ngadale por eshte pertej cdo dyshimi ne rrugen e duhur. Se shpejti do kemi nje sistem drejtesie me efikas se Serbia dhe Greqia qe edhe pse jane po aq te korruptuara sa Shqiperia ende nuk po e luftojn korrupsionin ne nivelet e larta.

    Përgjigju
  • Kosi: 13/12/2021 12:47

    Shume pak i kane dhene

    Përgjigju
    • Eleni K.: 13/12/2021 16:32

      Arrestimi i Llalles nuk mjafton. Shqiperia ka marre fund. Efharisto!

    • Mali: 13/12/2021 15:32

      Duhen prova dhe denoncime te bazuara, bosi, nuk behet gjueti shtrigash.

    • Vlonjati: 13/12/2021 13:24

      Nese ti ke prova per krime te tjera perpos mosjustifikimit te pasurise, atehere shko coi ne prokurori qe te denohet edhe per ato. Per ndryshe opinioni jot s’ka vlere.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë