Arrestohet aktivisti Faruk Dakaj
VV: Policia fushatë burgosjesh

Arrestohet aktivisti Faruk Dakaj<br />VV: Policia fushatë burgosjesh
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është arrestuar nga Policia e Kosovës, aktivisti i saj Faruk Dakaj, arrestim ky i bërë në vazhdën e fushatës për burgosjen e të gjithë aktivistëve opozitar thekson VV në një njoftim për mediat.

“Policia e Kosovës arrestoi sot aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjen!, Faruk Dakaj. Ky arrestim është në vazhdën e fushatës së pushtetit për t’i arrestuar e për t’i burgosur aktivistët opozitarë, duke keqpërdorur kështu skajshmërisht sistemin e drejtësisë.

Kundër Qeverisë së Kosovës janë mbledhur mbi 100 mijë qytetarë nëpër sheshe të Prishtinës, më 9 janar dhe 17 shkurt, prandaj ajo është në panik. Marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi asnjëherë nuk do të mund të zbatohen në Kosovë. Qeveria antikushtetuese nuk mund të vazhdojë duke përjashtuar dhe arrestuar opozitën. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme. Liri për aktivistët!”,
thuhet në njoftimin e VV-së.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve