Sipas shefit të policisë së universitetit, i dyshuari, 19-vjeçari James Eric Davis Jr., tregohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar mëngjesin e së premtes me një armë në dorë, përgjatë parkimit.
Gjithashtu, shefi i policisë, Bill Yeagley, njoftoi se të enjten, vetëm një ditë përpara, 19-vjeçari ishte dërguar nga oficerët e policisë për në spital, pasi dukej në gjendje jo të qëndrueshme psikologjike në orët e vona të mbrëmjes. Oficerët kishin njoftuar gjithashtu se kishin patur dyshimin se ai përdorte drogë.
Prindërit e vrarë ishin të moshës 47-vjeçare. Babai, James Davis Sr., kishte punuar edhe si punonjës policie. Sipas autoriteteve, mendohet se për krimin u përdor arma e tij.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com