Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është arrestuar nga policia e Kosovës.
Sipas mediave online Haxhifejzullahi dyshohet për dhunë në familje. Thuhet se konflikti ka nisur me këngëtaren, në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.