Arrestohet çifti shqiptar në Itali, iu gjendet kokainë me vlerë 5 mln euro në makinë! E kishin mbështjellë me foton e ‘Al Capones’

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, iu gjendet kokainë me vlerë 5 mln euro në makinë! E kishin mbështjellë me foton e ‘Al Capones’

Kokaina e sekuestruar

Policia italiane njofton se ka arrestuar një çift shqiptarësh, të cilët po transportonin një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë.

Sipas të dhënave paraprake, drogë e pastër u kap në territorin e Marina di Chieuti, në Foggiano, ku policia kishte ngritur një postbllok për kryer kontrolle për trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, oficerët vunë re një makinë me targa suedeze që sapo kishte ndaluar në një servis pranë San Severos. Dy personat në bord, një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare me pasaportë suedeze, të dy 35 vjeç, fillimisht vëzhguan me kujdes zonën, më pas gruaja doli nga makina për t'u kthyer pas pak minutash, ndërsa burri qëndroi brenda.

Operativët dyshuan për sjelljen e tyre dhe vazhduan me kontrollin. Në atë moment dy shqiptarët kanë filluar të shfaqin shenja nervozizmi. Kështu, me mbështetjen e njësisë së qenve, është kryer kontrolli i mjetit, ku në fund janë gjetur 26 kg kokainë.

Droga e sekuestruar ishte mbështjellë me foto të mafiozit famëkeq “Al Capone” dhe llogaritet se nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën rekord prej 5 milionë eurosh.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 21/09/2022 06:40

    Na felliqen anembane botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Të gjitha ndeshjet në një orar, Superliga e futbollit luan sot aktin e 34-t

Të gjitha ndeshjet në një orar, Superliga e futbollit luan sot aktin e 34-t