Arrestohet drejtuesi i trafikut të heroinës 'Michael Jackson', së bashku me të edhe tre shqiptarë

Arrestohet drejtuesi i trafikut të heroinës 'Michael Jackson', së bashku me të edhe tre shqiptarë

Në Padova të Italisë është zhvilluar një operacion i madh policor i cili ka nxjerrë në pah sesi funksiononte trafikimi i lëndëve narkotike në zonë, kryesisht ai heroinës. Drejtuesi i organizatës është Jamel Chebbi, i njohur ndryshe si “Jack” ose “Michael Jackson”, me origjinë nga Tunizia, është arrestuar. Pas përfundimit të hetimeve janë lëshuar 9 mandate arresti, 6 prej personave gjenden në paraburgim dhe tre në arrest shtëpie.

Hetimet

Gjithçka filloi në vitin 2020 me disa raportime për tregtinë e drogës në zonën Mortise, në Padova, pas së cilave policia arrestoi një tunizian dhe një bashkëpunëtor i tij, Paduan Franco Inglese. Hetimet më pas çuan në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Përgjimet telefonike, ndjekja dhe videot e shumta konfirmuan dyshimet, duke çuar në arrestime të dorës së dytë. Fillimisht ishte personi që binte në kundërshtim me Inglese dhe disa ditë më vonë, më 28 tetor u arrestua korrieri shqiptar, i identifikuar si Memaj., i cili në momentin e arrestimit kishte 750 gram heroinë me vete.Lëvizjet e Memajt bënë të mundur gjetjen e laboratorit ku përgatitej heroina, në provincën Bosaro të Rovigos, aty ku u sekuestruan edhe 32 kilogramëve heroinë.

Korrieri Memaj

Arrestimi i Inglese detyroi pjesën tjetër të bandës të riorganizoheshin, duke ndryshuar numrat e telefonit, duke transportuar lëndën narkotike në një vend tjetër dhe duke zëvendësuar figurën e bashkëpunëtorit. Por arrestimi që përcaktoi fatin e organizatës kriminale ishte ai i Memajt, të cilit iu gjenden edhe disa blloqe shënimesh në të cilat kishte të dhëna të shumta për trafikun e drogës, furnitorët, klientët . Në bazë të të dhënave të siguruara doli që dërgesat e Memaj në Padova kishin filluar në 13 korrik 2020 dhe për disa muaj ato arrinin në 47 kg heroinë dhe gjysmë kilogram kokainë, kundrejt pagesave prej 260 mijë euro.

Drejtuesi i grupit

Për kë ishte menduar e gjithë kjo heroinë? Jamel Chebbi, me origjinë tuniziane ishte drejtuesi i grupit të quajtur "Jeta". Ai koordinonte blerjen dhe shitjen e lëndes narkotike, pa e ekspozuar kurrë veten: ai dërgonte bashkëpunëtorët e tij, përfshirë Franco Inglese, për të marrë heroinën, pas së cilës ai u besonte dy shpërndarësve të drogës  të njohur si "Karim" dhe Triki. Pas arrestimit të Inglese, Chebbi gjithmonë shqetësohej se si të shmangte arrestimin e tij dhe u mundua të humbiste gjurmët.

Shpërndarësit e drogës

Inglese, sapo e merrte drogën, ua dorëzonte shitësve me pakicë dhe personalisht shiste një pjesë të vogël.  Ai gjithashtu ndihmohej nga ndihmësi i tij, i cili e shoqëronte atë në raste të ndryshme në takime dhe shpesh herë ai  bënte ndërmjetësin. Ishte ai që paralajmëroi pjesën tjetër të grupit kur Inglese u arrestua. "Karim" dhe "Kalonga" ishin hallka e fundit në atë zinxhir, ata që ishin përgjegjës për përgatitjen e dozave dhe shitjen e tyre me pakicë. Të ardhurat nga shitja i dorëzoheshin Chebbi.

Trafiku nga Shqipëria

Nga disa hetime të kryera në Modena në tetor të 2020, u arrit në konkluzionin që kishte edhe shqiptarë të tjerë të përfshirë në veprimtarinë  e jashtëligjshme. Në tetor 2020, Memaj u dha disa kilogramë heroinë  dy shqiptarëve të tjerë Ervis Hasko dhe Ingrit Ballshi. Ballshi më parë ka qënë i përfshirë në trafik heroine dhe kokainë nga Shqipëria në Itali. Ndaj të dyve janë dhënë masa sigurie, i pari në burg dhe i dyti ndalim qëndrimi në Modena.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve

Drejt përfundimit ‘Veliera’ në Durrës, pritet të jetë gati para qershorit! Rama: Këtu të bëjmë festën e fëmijëve