Arrestohet drejtuesit e autobusit të linjës Tiranë-Athinë, kapen me 23 kg canabis sativa  

TIRANË - Policia e Korçës ka arrestuar dy drejtuesit e një autobusi të linjës Tiranë-Athinë, pasi po tentonin të kalonin në kufirin e Kapshticës lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Burime nga kjo polici bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit,  Artan Pupe, vjeç 46 , banues në lagjen 4 Korçë dhe Roland Pane, vjeç 51 , banues në lagjen 12,  Korçë. Këta shtetas ishin drejtues të autobusit "MAN" me targa  KO 9579 B, të linjës Tiranë - Athinë, ku në një çantë të fshehur në bagazhin e mjetit, u gjetën esekuestruan në cilësinë e provës 23 kg. (22 pako) bimë e dyshuar si narkotike canabis sattiva, 4 aparatë celularë dhe 180 euro./a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë