Policia italiane ka arrestuar një fermer, i cili u filmuar teksa i vinte zjarrin një fushe me bar të thatë. Burri u vu në pranga pas filmimit nga kamerat e fshehura të instaluara për të monitoruar zonën si dhe nga pëdorimi i dronëve.
Siç shihet në video, burri dallohet teksa ndez zjarrin në barin e thatë. Më pas zjarrvënësi u gjurmua nga forcat e policisë dhe u arrestua.
Vendosja e kamerave të sigurisë dhe e dronëve u krye pas një analize të saktë të pikave, ku zakonisht ka pasur vatra zjarresh në të kaluarën.