Një hajdut biçikletash është arrestuar nga policia e Korçës. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale M.Sh 26 vjeç, për të cilin policia ka dokumentuar 5 vjedhje.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se i arrestuari përgjatë muajit qershor, në fshatin Barç, si edhe në lagjet nr. 5, 9, 10, 18 në Korçë, dyshohet t'iu ketë vjedhur 5 shtetasve biçikletat respektive të tyre, njëra prej të cilave iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se njëherë".