Tirane- Një 28 vjeçar është arrestuar si autori I vjedhjes së 2 monopatinave dhe të një motomjeti në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi kamerat e sigurisë e kishin kapur mat.

I arrestuar është Eduard Kovaçi, 28 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur' informoi sot policia e Tiranës      

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  Operacioni u kodua “Mono 3’