Arrestohet hajduti ‘serial’ i banesave në Elbasan! 33 vjeçari me precedentë kriminal (EMRI)

Arrestohet hajduti ‘serial’ i banesave në Elbasan! 33 vjeçari me precedentë kriminal (EMRI)

Foto ilustruese

Elbasan-Një 33 vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur 3 banesa në këtë qytet në harkun kohor 3-7 dhjetor.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë Erion Bylykbashi ka tentuar të vjedhë edhe një dyqan ushqimor në pronësi të një shtetaseje, në lagjen "Skënderbej".

Erion Bylykbashi, 33 vjeç, banues në Elbasan dyshohet se është autor i 3 rasteve të vjedhjes në banesa konkretisht:

Më datë 05.12.2024 ka vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit D. V.;

Më datë 03.12.2024 ka vjedhur bizhuteri në banesën e shtetasit E. D.;

Më datë 07.12.2024 ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në banesën e shtetasit F. K”, informoi sot policia.

Autori rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës,thuhet më tej në njoftimin e bluve. Më shtator të 2021 Erion Bylykbashi ra në prangat e policisë së bashku me Nazmi Liçin dhe Ani Liçi për shkak të 14 vjedhjeve që kishin kryer në Sarandë e Ksamil gjatë muajve korrik, gusht shtator.

Operacioni u kodua “Përsëritësi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 09/12/2024 20:32

    Bravo policia që e ka kap hajdutin po ishalla nuk e lëshon gjykata thuaj, se sot i lëshojnë dhe i nxjerrin të pafajshëm edhe kur janë me video, si ato pedagoget

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura