MIRDITË- Një person i kërkuar për vrasje, por që ishte arratisur nga burgu gjate trazirave të viti 1997-të, është arrestur sot nga Policia e Mirditës.
 
Burime të uniformave blu kanë bërë të ditur se është prangosur Ndue Prenga 55-vjeç nga qyteti i Rreshenit i cili në vitin 1993 vrau bashkshorten.
 
Ai është arrestuar në afërsi të tregut të qytetit, teksa po lëvizte me automjetin e tij.
 
I arrestuari ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1993 në qytetin e Lezhës.
 
Për krimin e kryer ai ishte arrestuar nga policia, dhe dënuar nga gjykata por gjatë trazirave të vitit 1997 arriti të arratisej nga burgu duke u larguar jashtë vendit tonë.
 
Policia e Mirditës bëri të ditur se 55-vjeçari, përgjatë këtyre viteve kishte jetuar në Itali dhe kishte pak kohë që ishte rithyer në vendin tonë.
 
Ai ishte strehuar në banesës e tij në qytetin e Rrëshenit i cili qëndronte i fshehur. Policia kishte marrë informacion mbi levizjet e tij dhe paraditen e sotme falë një operacioni të mirëorganizuar të policisë së Mirdites u bë e mundur kapja e tij.
 
 55-vjeçari Prenga tashmë do të përballet edhe me akuzen e arratisjes nga burgu, ndërsa materialet në ngarkim të tij do t’i referohen prokurorisë së Lezhës.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)