Identifikohet nga forcat e policisë së Fierit i dyshuari i dytë për vrasjen e biznesmenit fierak, Spartak Spaho. 28 vjecari Enea Hyka dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit me Agim Hykën, të arrestuar pak javë më parë.

Sipas policisë, pista ku po punohet deri më tani është hakmarrje. Kjo, nisur nga fakti se babai i Agim Hykës është vrarë disa vite më parë.

Biznesmeni, pronar i një lokali në qafën e Koshovicës, i një hoteli dhe ndërtues, u qëllua me automatik, në datë 1 dhjetor, nga një makinë në të cilën gjendeshin dy persona, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Të shtënat plagosën edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj. ah/shqiptarja.com/