Policia e Fierit ka arritur të ndalojë të dyshuarin për vrasjen e ish-policit Ylli Kalemaj, në maj të vitit 2011. 36 vjecari Gentian Licaj u ndalua në aksin Levan-Tepelenë.

Ndërkohë një tjetër person i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Licajt, Xhezmi Hyka, është shpallur në kërkim.

46-vjeçari Ylli Kalemaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 14 majit të një viti më parë, pranë fshatit Selishte, në autostradën Levan-Tepelenë. ah/shqiptarja.com/