KRUJË- Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Krujës për shkak se akuzohet se nën kërcënimin e dy pistoletave ka vjedhur xhiron ditore të një lokali në këtë qytet.
Sipas policisë i riu, A.K gjatë momentit të arrestimit është kapur me dy pistoleta të mbushura me fishekë, ndërsa grabitjen e ka kryer më 19 janar, ku së bashku me një tjetër kanë kërcënuar me armë kamarierin e një lokali në Krujë duke i marrë një shumë prej 20 mijë lekësh.
Tashmë A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë do të përballet me akuzat për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëautori tjetër i ngjarjes.
Shqiptaret populli me degjenerues, kriminel, pa-respekt,pa-perspektive,i eger,..., ne Europe!!! Thjesht bisha te malit!!! Turpi i te pareve tane!!! Burra e bujari kishte ne te kaluaren!!! Trafikues droge, plackites, prostitutka (te njohura ne tere Europen),... e tashmja!!! Megjithate nuk mund ta "urrej" memedheun!!!
PërgjigjuFshatar bajgë! Kthejini fshataret në fshatrat e tyre! Pastroni qytetet nga fshataret!
Përgjigju