Arrestohet i riu shqiptar në Itali! Shpërndante kokainë! Në kasafortën e banesës i gjendet një shumë e madhe parash dhe lëndë narkotike

Arrestohet i riu shqiptar në Itali! Shpërndante kokainë! Në kasafortën e banesës i gjendet një shumë e madhe parash dhe lëndë narkotike

Foto ilustruese

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe iu gjet një shumë e konsiderueshme parash, që dyshohet se i riu i ka përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Pasi kanë vëzhguar për një kohë të gjatë lëvizjet e tij në zonën e  Peschiera del Garda në Verona, Policia e ka “surprizuar” pasditen e së shtunës në qytetin Lower Garda, teksa ishte duke i dhënë një dozë kokaine një blerësi. Të kapur në momentin e shkëmbimit, të dy u arrestuan menjëherë dhe në makinën e të riut shqiptar iu gjetën 35 doza të tjera kokainë, përveç 40 eurove cash të grumbulluara për drogën e sapo shitur.

Pas kësaj, nisi kontrolli i shtëpisë së 23-vjeçarit, ku u gjetën 2 pako me kokainë me peshë totale 380 gram dhe të fshehura në kasafortë, gati 50 mijë euro kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Pasi të shitej, e gjithë droga e sekuestruar do të kishte një vlerë tregu mbi 34 mijë euro.

Menjëherë 23-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike dhe trafik droge, ndërsa blerësi u gjobit për “përdorim personal të lëndës narkotike”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?