Ish-kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrovski, ka rënë në prangat e policisë, së bashku me dy persona të tjerë. Ish-zyrtari është arrestuar mëngjesin e sotëm, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, raportojnë mediat maqedonase.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se Mitrovski është arrestuar pasi akuzohet për rindarjen e paligjshme të tokës në territorin e komunës dhe për dhënien joligjore nën koncesion të tokës.

d.c./shqiptarja.com