Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë arrestohet, tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë arrestohet, tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren

Numan Baliq

 Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq është arrestuar me dyshimin se në vendin e tij të punës ka sulmuar mbrëmë seksualisht një 23-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se rasti ka ndodhur në Spitalin e Pejës dhe se është arrestuar një person. Ai nuk ka zbuluar identitetin e tij, por sipas mediave  bëhet fjalë për ish-ministrin Baliq.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, tha Nikçi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës mbrëma. Ish-ministri Numan Baliq kohë më parë është liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar një praktikante në Spitalin Rajonal të Pejës, shkruan KP-ja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet