Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim

Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim

SPAK

TIRANË- Një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është arrestuar me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij vjen pasi akuzohet për ryshfet. Nën hetim janë vënë edhe 9 qytetarë të cilët i dhanë ryshfet, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në bazë të hetimeve të kryera, sipas SPAK janë dokumentuar të paktën 14 raste, në të cilat ish-punonjësi i Kadastrës ka marrë para qytetarëve të ndryshëm. Ilir Kapetani, me detyrë inspektor i shqyrtimit të Dosjeve në Kadastër, dyshohet se u merrte ish-pronarëve dhe u premtonte atyre kompensim financiar të pronave, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në kuadër të operacioni ‘Clean’ është vënë në hetim  55-vjeçarja V. B., e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 55-vjeçarja ndalohet që të udhëtojë jashtë shtetit. Ndërkohë, është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit: Xh. V., J. Z., A. H. dhe D. D., banues në Durrës, dhe G. T. dhe L. A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”. Dy persona të tjerë, D.L. dhe G.,  të cilët akuzohen për “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” janë lënë në arrest shtëpie. 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
DEL emri, ja kush është inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave që u arrestua nga SPAK, mori 14 herë ryshfet nga qytetarët

Ilir Kapetani është ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave që është arrestuar nga SPAK pasi merrte ryshfet nga qytetarët për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin.

Ora 13:59
Arrestimi i ish punonjësit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nën hetim edhe 9 të tjerë që dhanë ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave

1678870765_1666243212rey.jpg

9 persona të tjerë janë vënë në hetim pasi i dhanë ryshfet ish-punonjësit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani, me qëllim që ai t'iu mundësonte ish-pronarëve kompensimin e pronave.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit. 

Operacioni nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Durrës, në drejtimin e SPAK-ut.    

Pas një hetimi proaktiv, vihet në pranga një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë.    

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.   

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, për goditjen e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nga Njësia “E” Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Clean”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masat:    

- “Arrest në burg”, për shtetasin I. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës (specialist) i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

- “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; 

- “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasen V. B., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;  

- “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit: Xh. V., J. Z., A. H. dhe D. D., banues në Durrës, të katërt banues në Durrës; G. T. dhe L. A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë  funksione publike”; 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka regjistruar procedimin penal, në vitin 2021.   

Nga hetimet e kryera janë ngritur dyshime të bazuara në prova se shtetasit e mësipërm i kanë dhënë ryshfet shtetasit I. K., për të përfituar kompensimin financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 20/03/2023 16:27

    Bravo Spak, po i jep goditje dermonjëse korrupsionit. Ketij qen bir qeni qe ha dardha pas kurrizit te qeverise sone te pa temete ja tregove vendin. Korrupsi po merre goditje vdjekje prurese kudo. Kjo eshte drejtesia. Shqiperia qe duam.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 21/03/2023 08:15

      Bravo SKAP po jep doditje atje ku sala beri kerdne me pronat ,po per salen ilirin ,monen qe ka te gjitha provat pse spo vepron ?edhe nje here tu vije turp qe kapeni me cironka

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës