Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, kapet me 50 kg drogë në makinë nga policia e Malit të Zi (FOTO)

Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë së Kosovës, kapet me 50 kg drogë në makinë nga policia e Malit të Zi (FOTO)

Droga e sekuestruar

Burim Rreci, ish-sekretar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Debeli Brijeg pasi në makinën e tij u gjetën 50 kilogramë marijuanë.

Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se gjatë kontrollit të një veture me targa të Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marijuanë.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Rreci është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

 
Burim Rreci, ish-sekretar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'