Arrestohet kreu i AK në Shkup
gjatë vendosjes së flamujve

Arrestohet kreu i AK në Shkup<br />gjatë vendosjes së flamujve
Gjatë manifestimeve për 99-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Tetovë, në mesditën e sotme, policia maqedonase ka arrestuar kreun e aleancës Kuq e Zi dega Shkup.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi për Shkupin, Valon Kurtishi dhe aktivistë të tjerë janë ndaluar nga policia gjatë vendosjes së flamujve të dekorimit për festën e pavarësisë së kombit shqiptar.

Aleanca Kuq e Zi e ka dënuar këtë akt të policisë maqedonase, duke e cilësuar një veprim tendencioz.

Me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishte parashikuar një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq