Aleksandër Ndrëlala, 43 vjeç, ka rënë sot në prangat e policisë pas 6 muaj kërkimesh.

Ai është autori i mbi 60 vjedhjeve banesash në Tiranë, duke u shdërruar në makthin e dhjetëra familjeve kryeqytetase.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në Tiranë. Ndrëlala grabiste banesat duke i hapur me çelës dhe me karta. Mësohet se ai ka vepruar i vetëm në të gjitha grabitjet e kryera. 

Policia ka sekuestruar prova dhe pamje filmike që dëshmojnë veprat në ngarkim të tij.

43 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. 

aleksander nderlala

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com