Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, është arrestuar nga policia për ‘Shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati pa leje. Po ashtu është shpallur në kërkim biznesmeni Pando Papuçi, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës. 

Firma që ka ndërtuar pallatin 7 katësh quhet '2P-SJ' dhe është themeluar në vitin 2020, ndërsa nuk dihet pse nuk është ndërhyrë më herët nga policia bashkiake, kur ndërtimi dhe investimi është shumë i dukshëm.

Materialet i kaluan për  veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm”.

1645522268_1645521099PULAJ.jpg

 

Pallati i sekuestruar dhe Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Foto/ Kush është drejtoresha e IMT-së që u arrestua në Sarandë për shpërdorim detyre

Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje. Pulaj u arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati 7 katësh pa leje.