Servando Gomez Martinez, trafikanti më i kërkuar i drogës në vend, është arrestuar nga autoritetet meksikane.
Arrestimi i ‘La Tuta’, siç njihej rëndom, u bë të premten, duke rritur besueshmërinë e punës së qeverisë vendase ndaj bandave kriminale.
Gjatë momentit të arrestimit, të premten në mëngjes në Morelia, kryeqytetin e Mikoakanit, Gomez po dilte nga apartamenti i tij.
49-vjeçari, ish-mësues i një shkolle fillore, njihet si koka e kartelit “Kalorësit Templarë”.
Ai ishte shpallur në kërkim dhe ishin ofruar 2 milionë euro nga autoritetet meksikane dhe amerikane për kapjen e tij. Policia ka lëshuar për Martinez nëntë urdhra arresti, për përfshirjen e tij në krime, si rrëmbime, vrasje, posedimi i armëve dhe trafiku i drogës.
"La Tuta" njihet për videot në YouTube, ku lëshon mesazhe kundër policisë. Sipas raportimeve nga mediat lokale, ai do të transferohet në një qendër arresti në Nju-Meksiko.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO