Ahmed Musa që luan me Leicester City është arrestuar me akuzën për dhunë në familje.
 
Menjëherë pas fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Sunderlandit ka mbërritur në polici një telefonatë nga bashkëshortja e Sulmuesit Musa që e denonconte lojtarin për ushtrim dhune në familje.
 
Pas marrjes në pyetje në komisariatin e policisë, 24 vjeçari nigerian është liruar, ndërsa klubi i Leicester ka konfirmuar se nuk do të marrë asnjw masë ndaj tij, shkruan “Independent”.
 
Pavarësisht se sulmuesi nigerian është lënë i lirë nga policia, hetimet vazhdojnw për të zbardhur ngjarjen, nwse akuza ishte e rreme apo Musa ka dhunuar vwrtet gruan e tij.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com