Mësohet gjithashtu se një nga të arrestuarit është edhe Gaia Mogherini, vajza e vëllait të Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme. Por Gaia është dënuar edhe më parë për trafikim droge.
Në vitin 2015, kur ajo ishte në moshën 26-vjeçare, i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi më 28 shkurt ishte kapur me një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike të llojit kokainë.
Sipas hetimeve të prokurorisë, ajo kishte pranuar një sasi të drogës nga Manuel Zumpani, biri i një eksponenti kriminal, i cili, së bashku me shpërndarësin tjetër të drogës, shqiptarin Rigers Duriçi, kryenin trafikime më lëndë narkotike nëpërmjet Ballkanit, me destinacion Italinë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com