Një skandal korrupsioni ka përfshirë politikën ruse. Ministri i ekonomisë Alexey Ulyukaev është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet rreth 2 milionë dollarë pasi ka favorizuar kompaninë e naftës Bashnef, 50% e aksioneve të të cilës janë blerë nga një kompani tjetër Rosnef.
Organi kryesor rus i anti-korrupsionit, Komiteti Hetimor, bëri të ditur se Ulukajev ka marrë një pagesë prej 2 milionë dollarësh.
Ministria e tij kishte dhënë një vlerësim pozitiv çka bëri që gjiganti i naftës “Rosneft” të blinte 50% të aksioneve në një kompani tjetër nafte, BASHNEFT-it.
Ai është zyrtari më i lartë rus që ndalohet që prej përpjekjes për grusht shteti më 1991-in kur shteti njihej si Bashkimi Sovjetik, shkruan BBC.
Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 8 deri në 15 vite burgim. Ministri e mori këtë funksion në 2013, dhe ka qenë për një dekadë nënkryetari i Bankës Qendrore të Rusisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com