Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është arrestuar për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e një aksidenti që i ka ndodhur , ndërkohë që ishte duke udhëtuar me motor.

Kjo nuk është hera e parë që aktori ndalohet për shkak të tejkalimit të tij me alkoolin. Në vitin 1998 Gerard Depardieu është aksidentuar sërish me motor dhe pas testit të alkoolit, prania në gjakun e tij ka rezultuar pesë herë më e lartë se norma.

Gjithashtu pak kohë më parë ai është akuzuar se kishte urinuar në korridorin e një avioni, pak përpara se të nisej nga Parisi për në Dublin, prej nga është zbritur nga forcat e sigurisë.

Megjithatë Gerard Depardieu është një nga figurat më të dashura në Francë dhe në botë, për shkak të aftësisë së tij si aktor.

(xh.k/shqiptarja.com)