IZRAEL – Arrestohet sot në Izrael i shumëkërkuari Moshe Harel, i dyshuar nga policia e Kosovës dhe EULEX si trafikant organesh njerëzore. Skandali përfshiu Kosovën në vitin 2008, kur u zbulua klinika private në periferi të Prishtinës që kryente transplante.
Lajmi për arrestimin e Moshe Harel, është pasqyruar në median botërore dhe si burim i lajmit citohet misioni EULEX.
Policia e Kosovës e akuzon shtetasin izraelit Harel se ka kryer transplant organesh në Kosovë duke iu hequr veshkat personave të varfër nga Kosova por edhe nga vendet e varfëra të ish-Bashkimit Sovjetik, duke iu premtuar 15.000 euro. Nuk dihet nëse këto persona i kanë marrë ndonjëherë këto para. Harel i shiste më pas veshkat për 80 mijë euro.
Harel u arrestua në Prishtinë atë vit, por iku nga Kosova pasi Gjykata vendosi hetim në gjendje të lirë. Autoritetet e Kosovës më pas lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar.
Sipas aktakuzës, të paktën 30 transplante ilegale të veshkave janë kryer në klinikën e Prishtinës në vitin 2008. Skandali plasi kur një shtetas turk u rrëzua në aeroportin e Prishtinës në pritje të nisjes së avionit për në Stamboll. Kur u dërgua në spitalin e Prishtnës u konstatua heqja e veshkës. Rasti Harel do të gjykohet nga EULEX-i, që pret ekstradimin e tij në Kosovë.
(rd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com