Një 21-vjeçar nga Tropoja i dënuar më vjedhje me dhunë në bashkëpunim, u ndalua nga policia në Pikën e kalimit kufitar në Rinas.

Edison Haklaj u deportua nga Gjermania ndërsa ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 2 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Gjykata e Apelit më 10 shtator të 2014-ës.