Është arrestuar në Shkodër një i kërkuar nga drejtësia Italiane për trafik droge. Viktor Qetaj, 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër u arrestua pas informacioneve të marra në rrugë operative se ai prej kohësh fshihej në zonën ku kishte lindur. Gjykata e Apelit në Torino ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij, pasi ishte dënuar me 11 vite, 2 muaj burg.
/Shqiptarja.com











