Arrestohet në Tropojë, Edmir Vukaj, i njohur ndryshe si vrasësi i “kodrës së varreve”. 31 vjecari u kap gjatë një operacioni të policisë, një muaj pasi ishte kthyer nga Franca, ku vuante dënimin për tentativë vrasje.

Policia i ka sekuestruar 31-vjeçarit një mitraloz, 55 kapsolla, 11 kallëpe tritoli, 9 granata, një shirit mitralozi me 80 fishekë, 1200 fishekë dhe 2 automatike,të gjitha këto të fshehura në një shpellë në fshatin Kucanaj të Komunës Margegaj. ah/Shqiptarja.com/