Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën

Një burrë, i cili punon për një ligjvënës gjerman në Parlamentin Evropian, është arrestuar si spiun i dyshuar i Kinës, thanë prokurorët gjermanë. I dyshuari, i identifikuar vetëm si Jian G. në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u arrestua të hënën në Dresden, tha Prokuroria Federale e Gjermanisë në një komunikatë për media.

Ai ka punuar për ligjvënësin gjerman në legjislaturën e Parlamentit Evropian prej vitit 2019. Prokuroria nuk tregoi se për cilin ligjvënës punon ai, por transmetuesi publik gjerman, ARD dhe revista Der Spiegel raportuan se ai është i angazhuar nga Maximilian Krah, anëtari i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

Maximilian Krah është kandidati kryesor i partisë gjermane për zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian, që do të mbahen në qershor.

Jian G. akuzohet se punon për shërbimin inteligjent të Kinës dhe se vazhdimisht i ka dhënë informata asaj për bisedimet dhe vendimet në Parlamentin Evropian në janar. Prokurorët e akuzojnë gjithashtu edhe për spiunimin e disidentëve kinezë në Gjermani. Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur një ditë pasi u arrestuan tre gjermanë të dyshuar si spiunë të Kinës në një rast tjetër.

Ata dyshohet se i kanë dhënë asaj informacioni mbi teknologjinë.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror